Site icon Telegrafi

Kumbulla lëndohet, nuk do të luaj ndaj Anglisë

Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë një lajm të keq para sfidës me Anglinë.

Njëri nga lojtarët më perspektivë të kuqezinjve, Marash Kumbulla ka pësuar lëndim.

Anëtari i Romës ka lënduar meniskun në ndeshjen me Andorrën dhe nuk ia ka dalë të jetë gati për Anglinë.

Kumbulla pritet të udhëtojë drejt kryeqytetit italian Roma, ku do të bëjë kontrolle më të specializuara mjekësore.

Lajmi është konfirmuar nga mediat në Shqipëri, por edhe nga faqet e Romës në Itali.

Mbrojtësi i skuadrës së Romës është një mungesë e madhe për ndeshjen që do të luhet në Tiranë ditën e diel me fillim nga ora 18:00. /Telegrafi/

Exit mobile version