Mbrojtësi shqiptar i Veronës, Marash Kumbulla, e ka refuzuar Napolin, pasi do kalimin te Interi.
La Gazzetta dello Sport shkruan se Verona ka marrëveshje me Napolin, po dëshira e lojtarit është diçka tjetër.
Kumbulla ka shkëlqyer këtë vit me klubin e Serie A dhe mosha e re i jep ende mundësi për rritje.
Napoli kishte marrëveshje me Veronën për verën e ardhshme, ku do të paguheshin 20 milionë euro dhe bonuset për 19 vjeçarin.
Por Kumbulla është duke pritur për një kalim eventual te Interi. /Telegrafi/