Telegrafi

Kumanova me ndotje më të madhe të ajrit

Foto ilustrim

Kumanova është qyteti më i ndoturi sonte, tregojnë të dhënat e stacionit matës të Ministrisë së Mjedisit.

Manastiri dhe Tetova kanë ndotje mesatare të ajrit, ndërsa ndotje të ulët të ajrit është regjistruar në Kërçovë, Kavadar, Dibër dhe një pjesë të Shkupit.

Ndotje shumë të ulët të ajrit ka në Veles, Koçanë dhe Gostivar.

Ministri i Mjedisit, Naser Nuredini, për herë të dytë brenda disa ditësh nuk pranon të përgjigjet rreth ndotjes së ajrit në vend./Telegrafi/