Qytetarët e Kumanovës kërkojnë reagim urgjent nga institucionet kompetente që të marrin masa për uljen e ndotjes së ajrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në periudhën e fundit disa stacione matëse të vendosura në Kumanovë kanë regjistruar prani të madhe të grimcave PM10 në ajrin e Kumanovës.
Qytetarët thonë se ndotja e ajrit është një nga shkaktarët kryesorë për sëmundje të ndryshme dhe vdekjen e tyre. Ata që janë me sëmundje kronike thonë se nuk mund të dalin nga shtëpia edhe për kryerjen e nevojave elementare./Telegrafi/