Telegrafi

Kulusevski udhëton sot drejt Londrës për të kompletuar transferimin te Tottenhami

Transferimi i mesfushorit Dejan Kulusevski nga Juventusi te Tottenham Hotspur cilësohet si punë e kryer dhe vetëm çështje orësh.

Suedezi thuhet se do të fluturojë sot (e diel) për në Londër, pas marrëveshjes totale mes klubeve.

Marrëveshja do të jetë rreth 40 milionë euro plus bonuset – duke përfshirë tarifën e huazimit dhe klauzolën e blerjes.

Lexo po ashtu Bentacur dhe Kulusevski shumë afër Tottenhamit, kanë mbetur vetëm edhe disa detaje

Klauzola e blerjes së mesfushorit mund të bëhet e detyrueshme në rast kualifikimi në Ligën e Kampionëve apo një numri të caktuar paraqitjesh.

Kulusevski ishte njëri nga kërkesat e trajnerit italian, Antonio Conte dhe transferimi po mbyllet nga drejtori sportiv, Fabio Paratici, i cili e kishte transferuar suedezin gjatë kohës së punonte te Juventusi.

Megjithatë, kjo nuk pritet të jetë marrëveshja e vetme mes Juves dhe Spurs, pasi janë afër të pajtohen edhe për transferimin e Rodrigo Bentancur. /Telegrafi/