Telegrafi

“Kultura” mungon në panon që paralajmëron panairin e Shkencës dhe Kulturës në Mitrovicë (Foto)

Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi e një panoje e “porositur” nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Mitrovicës, ku shihet që fjala “kulturë”, nuk ekziston në këtë pano.

Panoja, është e vendosur në qendër të qytetit dhe tregon për fillimin e Panairit të Shkencës dhe Kulturës, e organizuar nga gjimnazi “Frang Bardhi” dhe DKRS, në Mitrovicë.

Në një prononcim për Telegrafin, drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fidan Ademi, tha se është bërë gabim në shtyp.

“Ju kemi dërguar vërejtje me shkrim e besoj marrin masa”, ka thënë Ademi. /Telegrafi/