Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten pas mesnatës një qytetar nga Fushë Kosova i cili në banesën e tij kultivonte lëndë narkotike.
Sipas raportit të policisë, gjatë bastisjes së banesës së të dyshuarit janë sekuestruar 12 bimë të madhësive të ndryshme të dyshuara si kanabis sativa.
Policia raporton se i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet.
“Fushë Kosovë 16.07.2020 – 01:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë bastisjes së banesës së tij, njësiti policor ka gjetur dhe sekuestruar 12 bimë të madhësive të ndryshme të dyshuara si Kanabis Sativa . I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./Telegrafi/