Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona dhe ka konfiskuar pajisje laboratorike që janë përdorur në kultivimin e bimëve narkotike në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë, gjatë kontrollit në dy lokacione janë gjetur dhe janë sekuestruar pajisje laboratorike që janë përdorur për kultivimin e bimëve narkotike.
Laboratori është gjetur në fermën e njërit prej të dyshuarve, ndërsa në bodrumin e shtëpisë, pronë e njërit prej të dyshuarve është gjetur një laborator për kultivimin e bimëve narkotike si dhe 130 (njëqind e tridhjetë) fije të mbjella me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë – të cilat janë konfiskuar.
Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. /Telegrafi/