Katër persona janë arrestuar si grup i organizuar për kultivimin e bimëve narkotike.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 06:00 në rrugën “Hajdar Kuqi”, në Deçan.
Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, gjatë operacionit në një parcelë janë gjetur 216 bimë të llojit kanabis sativa, të cilat janë shkatërruar.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, si grup i organizuar për kultivimin e bimëve narkotike. Gjatë operacioni në një parcelë janë gjetur 216 bimë të llojit kanabis sativa, të cilat pas marrjes se mostrave janë shkatërruar. Gjatë bastisjes, në shtëpitë e të dyshuarve jenë gjetur dhe konfiskuar tre telefona, një revole TT me 7 fishekë, një USB, dy tabela të veturës, një revole e llojit Zoraki me pesë fishekë dhe një pushkë njëzetëshe me pese fishekë. Të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër te prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/