Site icon Telegrafi

Kultivoi bimë narkotike në Kamenicë, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurit S.J., pasi dyshohet se ka kryer veprat penale ‘’Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’’ dhe ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, i pandehuri S.J., më 14 Gusht 2024, në komunën e Kamenicës, me dashje, pa autorizim dhe me qëllim të prodhimit të narkotikëve, ka kultivuar bimën e kanabisit, në atë mënyrë që gjatë realizimit të urdhër-kontrollit, nga ana e zyrtarëve policor në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur 8 bimë të llojit ‘’Canabis Sativa’’, me gjatësi prej 45 cm – 1.30m, në katër vazo të plastikës.

Lexo po ashtu Kultivoi katër vazo me bimë narkotike, arrestohet një person në Kamenicë

“Gjithashtu, tek i pandehuri është gjetur edhe substancë narkotike, e llojit ‘Marihuanë’, në peshë prej 1.00gr, të cilat janë sekuestruar.

Me këto veprime i njëjti dyshohet të ketë kryer veprat e sipërshënuara penale”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version