Site icon Telegrafi

Kultivoi 305 bimë narkotike në tri vende të ndryshme në Krujë, arrestohet një person

Një person arrestohet pasi kishte kultivuar 305 bimë narkotike të tri vende të ndryshme në Shqipëri, saktësisht në Krujë.

Sipas një njoftimi nga Policia e Shtetit, bëhet e ditur se 27-vjeçari A.D ka kultivuar bimë narkotike në fshatrat Dukagjin i Ri, Fushë-Thumanë, dhe Burrnesh, në Krujë.

Ndërkaq sipas një njoftimi, një shtetas tjetër R. K., ka pasur dijeni për këtë veprimtari kriminale, pasi një pjesë e bimëve ishin kultivuar në afërsi të një objekti në pronësi të tij, dhe nuk ka kallëzuar në organet kompetente

“Krujë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë operacioni policor i koduar ‘Ëater gate’. Kishte kultivuar 305 bimë narkotike në 3 vende të ndryshme, vihet në pranga autori i dyshuar. Procedohet penalisht një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas njoftimit, bimët narkotike janë asgjësuar.

“Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit A. D., 27 vjeç, banues në fshatin Fushë-Thumanë. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi R. K., banues në Fushë-Thumanë.

27-vjeçari ka kultivuar bimë narkotike në fshatrat Dukagjin i Ri, Fushë-Thumanë, dhe Burrnesh, ndërsa shtetasi R. K., ka pasur dijeni për këtë veprimtari kriminale, pasi një pjesë e bimëve ishin kultivuar në afërsi të një objekti në pronësi të tij, dhe nuk ka kallëzuar në organet kompetente”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version