Një kullë e re luksoze e quajtur Eywa do të ndërtohet në Dubai deri në vitin 2026, duke iu bashkuar ndërtesave të tjera mbresëlënëse.
Dubai ka një prirje për luks, ndërsa ndërtesat dhe hotelet e atjeshme gjithmonë përmbushin pritshmëritë. Tani një tjetër ndërtesë e jashtëzakonshme është gati t’i bashkohet atij luksi të lartë, e cila është emërtuar dhe frymëzuar nga “Pema e Jetës” e filmit “Avatar”.
Eywa do të bëhet një kullë e re në Dubai me 48 apartamente, secila prej të cilave do të kushtojë rreth 2.8 milionë dollarë. Të gjitha apartamentet do të kenë një pamje të bregdetit, si dhe ujëvara private dhe dekorim të pemëve banian.
Të interesuarit mund të zgjedhin midis apartamenteve me 2, 3, 4 ose 5 dhoma gjumi. Në katin e fundit do të ketë dy ‘penthouse’ luksoze.
Apartamentet do të kenë ujëvara private, pishina private, kinema të brendshme dhe të jashtme, një spa moderne dhe restorante private me pesë yje.
Ndërtimi i kullës do të përfundojë deri në vitin 2026. /Telegrafi/