Telegrafi

Kulla e Parisit në Lipjan (Video)

Kush mendon se duhet të shpenzojë mijëra euro për ta parë kullën e Eifelit në Paris, e ka gabim. Këtë kullë mund ta vizitojë me 10 euro benzinë në veturën e tij.

Pronari i restorantit ‘Anija’ në Lipjan, Bekim Bislimi, ka vendosur ta ndërtojë këtë kullë me përmasa dhjetë herë më të vogla se ajo origjinale në Paris.

Arsyeja përse ka vendosur ta ndërtojë këtë kullë, tha se është fakti se kjo kullë njihet si vendi i romancës, raporton RTK.

Ai tha se kjo kullë është simbol edhe i dashurisë andaj e ka ndërtuar për njerëzit që nuk kanë mundësi të shkojnë në Paris.

Kjo është Kulla e Parisit në Lipjan: Shikojeni nëse nuk besoni!

Posted by Telegrafi.com on Saturday, March 26, 2016