Site icon Telegrafi

Kulla e djegur në Londër, zonë ku u rrit Rita Ora – ky është reagimi emocional i saj (Foto)

Superylli shqiptar, Rita Ora, është prekur tej mase me djegien e ndërtesës shumëkatëshe në Londër.

Kulla e Grenfellit në Londër është djegur mbrëmjen e kaluar duke shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale nga yjet e shumta.

Ndër yjet botërore që ka reaguar ka qenë edhe vet Rita, e cila është rritur në Londër.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Zjarri në Londër

Ajo thtoë se e njeh këtë zonë dhe se është prekur tej mase nga ky zjarr në lagjen afër vendbanimit të saj.

“Nuk mund të besoj se kjo po ndodh afër vendbanimit tim. Lutem për të gjithë ata që janë të përfshirë dhe zemra ime po rrah aq shpejt për ta. Unë kam luajtur në këtë bllok dhe dua të bëj gjithçka për t’i ndihmuar”, u shpreh Rita Ora në postimin e saj në Instagram.

Rita Ora së fundmi po jeton mes Londrës dhe Los Angelesit për shkak të angazhimeve profesionale, por duket se Kulla e Grenfellit është zonë e njohur për të ku ajo është rritur. /Telegrafi/

Exit mobile version