Telegrafi

Kukulla ‘rrëqethëse’ i bënë të qesh blerësit pasi mendojnë se ajo duket si Boris Johnson

Një kukull e cila u pa në vitrinat e një dyqani bamirësie në Sheffield është bërë virale pasi që kalimtarët vunë re se ajo duket si Boris Johnson.

Kukulla u shfaq në dyqanin e bamirësisë Mind dhe kishte çmim prej 45 eurove, pasi kishte rënë në zbritje nga 68 euro.

Laurën Misiukanis, 37 vjeçare, shkrepi një foto të kukullës teksa kalonte pranë, dhe madje iu desh ta bënte dy herë pasi e pa se si dukej kukulla me flokët e saj bionde dhe një buzëqeshje mjaft të dhëmbëzuar, shkruan Mirror, transmeton Telegrafi.

Me një pamje mjaft të spikatur, ish-kryeministri Boris Johnson njihet në të gjithë botën për flokët e tij të ashpra dhe me një pamje të çrregullt, prandaj kjo kukull ka tërhequr aq shumë krahasime me të gjatë ditëve të fundit.

Ajo deklaroi: “Me të vërtetë e kontrollova 2 herë kur kalova pranë, për një moment të shkurtër, mendova se kukulla ishte një fëmijë i vërtetë”.

Kukulla ka marrë shumë vëmendje pasi fotoja u publikua në internet, teksa shumë persona thonë se duket si Boris Johnson, teksa disa persona mendojnë se kukulla duket edhe si Ministrja e Parë e Skocisë, Nicola Sturgeon, dhe disa të tjerë madje thonë se duket edhe si Donald Trump. /Telegrafi/