Artisti i njohur nga Presheva, Gold AG, ka azhurnuar fansat lidhur me projektin e tij të ri.
Ai ka publikuar një imazh në InstaStory, përmes të cilit tregon se nesër (e martë) sjell këngën e re.
“Kuksi” titullohet projekti, të cilin duket se e ka shoqëruar edhe me videoklip të realizuar në Kukës.
“Kuksi, nesër në ora 19:00”, ka shkruar ai.
Kjo vjen pas këngës “Plumbi” që e lansoi në muajin qershor dhe që u prit mjaft mirë nga publiku.
Për kaq kohë, projekti ka kaluar shifrën e gjysmë milion klikimeve në platformën YouTube.
I njëjti ka paralajmëruar edhe një këngë për 28 nëntor, pikërisht për ditëlindjen e parë të të birit, Guerilit. /Telegrafi/