Jemi mësuar ta shohim duke shkatërruar aksione, por ai ka arritur të shënoi edhe gol.
Fjala është për mesfushorin e Kombëtares së Shqipërisë, Burim Kukelin i cili ka qenë protagonist në fitoren e skuadrës së tij Zurich 4-0 ndaj St Gallenit.
Mesfushori gjakovar ka shënuar golin e dytë në këtë takim në minutën e 35-të të ndeshjes, pas një aksioni të bukur nga vendasit.
Kukeli në këtë takim ishte i plotë duke qëndruar në fushë gjatë 90 minutave, ndërsa për St Gallenin u paraqit edhe sulmuesi kosovar Albert Bunjaku.
Pas kësaj fitore të madhe, Zurich i ka ikur skuadrës së fundit në renditje Vaduzit në shtatë pikë diferencë. /Telegrafi/