Eliminimi definitiv i kombëtares shqiptare nga Euro 2016, ka ngjallur reagime te shumë futbollistë.
Ndeshjet e bukura gjatë fazës së grupeve dhe shpirti fitues i grupit i shfaqur gjatë Euro 2016, ka bërë që mesfushori i kombëtares shqiptare, Burim Kukeli, të reagoj pas eliminim duke u shprehur që ishte i pamerituar.
Pas barazimi të Portugalisë ndaj Hungarisë me rezultat 3:3, përfundoi ëndrra për Shqipërinë, e cila i jep fund kështu eksperiencës emocionues të Kuqezinjve në Kampionatit Evropian.
“Unë jam shumë krenar që jam pjesë e Kombëtares Shqiptare, ne nuk e merituam që të eliminohemi”, shkroi Kukeli në profilin e tij në rrjetin social ‘Facebook’.
“Ne kemi dhënë gjithçka nga vetja për 90 minuta lojë, por ndikon edhe fati. O sa mirë me qenë SHQIPTAR”, ka përfunduar shkrimin e tij mesfushori i kombëtares. /Telegrafi/