Përzgjedhësi i Kosovës, Driton Kuka, tregon shkaqet e humbjes së kampiones olimpike, xhudistes Majlinda Kelmendit.
Majlinda ka pësuar një dëmtim dhe shpreson që të jetë i vogël.
Ai foli edhe për Distria Krasniqin, ku thotë se pret më shumë nga ajo.
“Majlinda sot fitoj 3 lufta dhe arriti në gjysmëfinale ku pësoj nga japonezja Shishime”
“Shpresoj që të mos jetë diç serioze, por për medalje të bronztë pësoj humbje, por edhe si duket u lëndua!”
“Vendi 5 në Botëror për Kampionen Tonë Olimpike, jo siç kam parapa që të fitoj medalje por sporti e ka kështu do kthehet Majlinda ashtu siç din edhe ma e fuqishme!”
“Distria për herë të parë pati plasman dhe u rendit e 7 që është plasman i mirë por Distria ka potencial për më shumë!”
“Nesër garon Nora e Akili, shpresojmë në paraqitje të mirë!”, shkruan Kuka. /Telegrafi/