Telegrafi

Kuka zbulon se përse e anuluan pjesëmarrjen në Kampionatin Ballkanik

Driton Kuka ka bërë të ditur se nuk kanë marrë pjesën në Kampionatin Ballkanik U13 për shkak të mos pajisjes me viza, që u mbajt në Sarajevë.

Trajneri legjendar i xhudos përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shfaqi detaje shtesë se përse një gjë e tillë nuk u realizua.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë (pa ndërhyrje) të Kukës në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social:

Me shkas…

Ditë më parë na u desht të anulojmë një garë për fëmijët gjegjësisht atje u mbajt Kampionati Ballkani U13 që u mbajt në Sarajevë!

Arsyeja – procedura të tepërta për pajisje me vizë rrjedhimisht koha e shkurtë!

Pas disa javësh në Sarajevë do mbahet Evropiani U23 dhe mesin e garuesve do jenë edhe Erza,Riosi e Laura pretendentë për medalje!

Prapë procedura e probleme me viza.

Për garuesit e sipërpërmendur kemi aplikuar edhe për Pasaportë Shqiptare për evitimin e problemeve të tilla.

Me shpresë për mirëkuptim nga Qeveria e shtetit tonë Amë!

Me Federatën e Bosnes kemi marrëdhënie të shkelqyeshme por pjesa politike e tyre është ndryshe.

Foto me ekipin Olimpik para disa vitesh në Sarajevë.

Me shpresë në reflektim të politikës së shtetit Boshnjak por edhe në pritje të përgjegjes pozitive nga Shteti Shqiptar!

Foto me Ekipin Olimpik para Lojërave Olimpike në Tokio në qytetin e Sarajeves. /Telegrafi/