Site icon Telegrafi

Kuka do të përballet me gjermanen Wagner për medaljen e bronztë

Loriana Kuka (Foto: NOC Kosovo/Facebook)

Loriana Kuka e ka mësuar emrin e kundërshtares së radhës që do të përballet për medaljen e bronztë.

Kundërshtarja e xhudistes kosovare të jetë gjermania Anna Maria Wagner, me të cilën do të përballet pas pak minutave.

Kuka kishte mundësinë të luftonte edhe për medaljen e artë, mirëpo në çerekfinale u mposht nga holandezja, Guusje Stenhuis.

Edhe përkundër humbjes së pësuar në çerekfinale, xhudistja jonë ka akoma shanse që të fitojë medaljen e bronztë.

Loriana shihet si favorit në letë në përballjen ndaj gjermanes, e që shpresojmë që ta fitojmë medaljen e bronztë, që do të ishte e treta për Kosovën. /Telegrafi/

Exit mobile version