Telegrafi

Kuka kujton dukjen e Nora Gjakovës pas garave në Baku ku fitoi medalje

(Foto: Instagram/driton_toni_kuka)

Trajneri i sukseseve, Driton Kuka, ka kujtuar suksesin e xhudistes Nora Gjakova në Lojërat Evropiane në Baku para pesë vitesh.

Ai e ka publikuar një fotografi të sportistes, në të cilën shfaqet me një nxirrje nën sy duke treguar dukjen e saj pas garave.

Asokohe Nora e fitoi Medaljen e Bronztë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

“Nora Gjakova kështu dukej pas garave në Baku në Lojërat e para Evropiane 2015!”.

“Atëherë kur më së shumti iu desh medalja Kosovës, Nora tregoi veten! Medalja e parë e Kosovës në Lojërat Evropiane”, është përshkrimi i Kukës në rrjetet sociale, të cilin e ka shoqëruar me hashtagun ‘trajner krenar’. /Telegrafi/