Driton Kuka, trajneri i xhudos, ka ftuar të gjitha klubet kosovare të krijojnë shoqatat në qytetet përkatëse dhe të luftojnë për të drejtat e fëmijëve që të merren me sport.
Trajneri i kampiones së botës, Majlinda Kelmendi, ka kritikuar komunat që nuk e kanë ndjekur shembullin e Ministrisë së Sporteve për të ndihmuar sportin, por kanë zgjedhur që mos ti përkrahin sportistët.
Ja postimi i plotë i Kukës:
Dëshiroj të ftoj klubet e qyteteve anembanë Kosovës të krijojnë Shoqatat e klubeve nëpër Komunat ku jetojnë që të luftojmë për të drejtat e fëmijëve tanë që merren me Sport!
Peja do prij dhe së shpejti do kemi Shoqatën e klubeve model për çdo Komunë!
Komunat duhet shikuar sa dhe si përkrahet sporti nëpër Komuna të shteteve demokratike.
Ministria e sportit prej Memli Krasniqit e duke vazhduar Ministri aktual Kujtim Shala kanē kryer punë të madhe për sportin dhe sportistët, por kjo praktikë nuk është pasuar nëpër Komuna të Republikës tonë!
Vitin e ardhshëm janë zgjedhjet Lokale duhet ta ngrisim zanin për të drejtat tona me ata që do udhëheqin Komunat në të ardhmen!