Site icon Telegrafi

Kuka krenar për sukseset e xhudistëve dhe medaljen e tij të 15-të në karrierë

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, është shprehur krenar me paraqitjet e xhudistëve tanë në Grand Slamin e Parisit.

Xhudisti Akil Gjakova sot (e shtunë) i solli Kosovës një tjetër medalje të artë e cila njëherësh ishte medalja e 15-të për Kukën si trajner.

Pas këtij triumfi, Kuka reagoi përmes një statusi në Facebook, ku u shpreh i lumtur dhe krenar me paraqitjet e xhudistëve të tij.

“Edhe një. Grand Slam Paris 2024. Medalja nr 15 si trajner në garën më të madhe dhe më madhështore të xhudos! Kosova jonë tash e 12 apo 13 vjet merr medalje në Paris! Akil Gjakova i bronztë sot me shkëlqim të artë! Dardan Cena tri fitore të mëdha u radhit i shtati. Laura sot se kishte diten e saj por do iu kthehet shpejt medaljeve! Kosova mbi të gjitha”, ka shkruar Kuka në Facebook.

Me fitoren e Akilit tashmë Kosova numëron dy medalje të fituara në Paris, pasi paraprakisht të premten Distria Krasniqi kishte fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kg.

Mirëpo, kjo nuk është e tëra nga xhudistët tanë, pasi nesër (e diel) garojnë edhe Loriana Kuka dhe Shpati Zekaj./Telegrafi/

Exit mobile version