Site icon Telegrafi

Kuka flet rreth lëndimit të Nora Gjakovës

Xhudistja, Nora Gjakova, është një nga ato sportistet tek të cilat Kosova shpreson për medalje, por trajneri Driton Kuka tashmë e ka konfirmuar lëndimin e shumë përfolur në media.

Lëndimi i Nora Gjakovës është më i rëndë saqë dukej në fillim. Kuka, në një intervistë për televizionin publik, ka thënë se janë të shqetësuar për lëndimin e Nora Gjakovës, e cila ka probleme me miniskusin,

“Nora ka pasur fat jashtëzakonisht të madh në short, por lëndimi na bën pak nervozë për arsye se ajo nuk është në 100 përqindëshin e saj. Sidoqoftë shpresoj se në kokën e saj do të ketë një ndryshim pozitiv rreth këtij lëndimi dhe ajo do ta tejkalojë vetveten, sepse realisht kundërshtaret që i ka në grup nuk janë në nivelin e saj”, tha Kuka.

“Kolumbianen Amaris Yadinis e ka mposhtur në të kaluarën shumë lehtë. Mandej në luftën e dytë do të duhej të ndeshej me rumunen Corina Caprioriu, të cilën e ka mposhtur në Lojërat Evropiane në çerekfinale në Baku”, shtoi Kuka, transmeton lajmi.net

“Jemi pak nervozë sidomos sot, por shpresoj që gjithçka të shkojë mirë. Kemi bërë përgatitje të jashtëzakonshme, por tani gjithçka mbetet në duart e garueseve tona. Shpresoj të kemi fat e të shkoj gjithçka siç duhet”, përfundoi Kuka.

Exit mobile version