Site icon Telegrafi

Kuka flet për suksesin e Kosovës në Paris 2024: Nga një shtet shumë i vogël kemi pesë medalje olimpike

Ekipi olimpik i Kosovës u kthye në vend me dy medalje olimpike nga nëntë të mundshme nga Lojërat Olimpike.

Ata u pritën nga një numër i madh qytetarësh që ishin mbledhur në Prishtinë për t’i pritur ata, aty ku nuk mungoi atmosfera festive dhe duartrokitjet.

Driton Kuka gjatë fjalimit të tij tha se me pak fat Kosova do të gëzonte medalje edhe në sportin e boksit, ndërsa tha se në olimpiadat e ardhshme shpreson që të kemi tri ose katër sporte që garojnë për çmimet kryesore.

“Është nder dhe kënaqësi që po ju shoh këtu që jeni ardhë , tashmë për të tretën herë me radhë në këto Lojëra Olimpike po kthehemi me medalje. Përshëndetje për të gjithë sportistët jo vetëm të sportit të xhudos por edhe të cilët kanë pas një performancë jashtëzakonisht të mirë me pak fat”.

“Ndoshta do të kishim medalje edhe nga sporti i boksit e po presim që në olimpiadat e ardhshme të kemi tri ose katër sporte, ose pesë që do të jenë kandidatë për të fituar medalje dhe kjo do të më bënte edhe më shumë të lumtur sepse tash kemi edhe një projekt tjetër i cili do të qes në pah talentet që i kemi”.

“E kemi dëshmuar që me punë serioze, ja kemi dëshmuar krejt botës kanë virtyte, kanë vlera sepse kemi ndërtuar nga një shtet shumë i vogël tashmë pesë medalje olimpike dhe do të vazhdojmë tutje”, ka deklaruar Kuka./Telegrafi/

 

Exit mobile version