Telegrafi

Kujton një nga mbrëmjet muzikore të realizuara më parë, Sinan Vllasaliu: Do të vijnë ditë të mira

Prej më shumë se një vit janë anuluar thuajse të gjitha aktivitetet përfshirë këtu edhe koncertet e mbrëmjet muzikore.

Kjo për shkak të situatës së krijuar me COVID-19, e cila po vazhdon akoma të jetë e pranishme edhe sivjet.

Duket se mbrëmjet muzikore po i mungojnë edhe këngëtarit të njohur shqiptar, Sinan Vllasaliut.

Sinan Vllasaliu (Foto: Instagram)

Ky i fundit ka ndarë një video në rrjete sociale, gjersa kujton një nga koncertet që kishte realizuar në vitet paraprake.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Do vijnë ditë të mira”, ka shkruar ai.

Sidoqoftë, një pjesë e madhe e artistëve shqiptarë kanë qenë të zëshëm gjatë kësaj kohe si pasojë e ndalimit të veprimtarisë së tyre.

Disa prej këngëtarëve pas zgjedhjeve kërkuan lejimin e dasmave duke marrë parasysh tubimet që u bënë nga politikanët në fushatat partiake. /Telegrafi/