Sot janë bërë 21 vite nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, po ashtu njëra ndër luftëtarët e para të UÇK-së.
Reperi shqiptar, Don Phenom, me këtë rast ka realizuar një këngë dedikuar dëshmorëve për të nderuar veprimtarinë dhe sakrificën e tyre.
“Sytë lot” mban titullin projekti, të cilin e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
“Xhevë & Fehmi Lladrovci, nuk do t’i harrojmë kurrë sakrificat që kanë bërë dëshmorët tanë për atdheun. Për nder të jetës së tyre ne kujtojmë betejën e 22 shtatorit dhe sonte do të publikoj këngën time të re për kontributin e tyre”, kishte shkruar reperi pak orë para lansimit.
Teksti është shkruar nga vet artisti, kurse për producimin është përkujdesur Miles.
Videoja po ashtu i është besuar këtij të fundit me ‘beat’ të DJ R.
Tashmë e gjeni të plotë në kanalin YouTube me tekst të thellë dhe mjaft domethënës. /Telegrafi/