Telegrafi

Kujtohet Anton Çetta, në 21 vjetorin e vdekjes

Në Gjakovë është përkujtuar veprimtari i pajtimit të gjaqeve, Anton Çetta. Ceremonia përkujtimore është mbajtur në shkollën e fshatit Dol, e cila e mban emrin e veprimtarit të njohur.

Në ceremoni merrnin pjesë, profesorë, nxënës, zyrtarë të komunës së Gjakovës, banorë të fshatit Dol si dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj.

Me këtë rast, vepra e Anton Çettës është vlerësuar nga pjesëmarrësit, duke shprehur brengën se në Gjakovë, që është edhe vendlindja e pajtuesit të gjaqeve, mungon shtatorja e tij.