Princi Harry ka siguruar që familja e nënës së tij të ndjerë do të luajë një rol të rëndësishëm në martesën mbretërore, si një mënyrë për të ‘shprehur kujtimin’ e Dianës, Princeshës së Uellsit.
Të tre vëllezërit e motrat e Princeshës Diana – Earl Spencer, Lady Jane Fellowes dhe Lady Sarah McCorquodale, do të jenë të pranishëm me familjet e tyre dhe Lady Jane do të bëjë një lexim të gjatë të një fjalimi prekës gjatë martesës, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Në një deklaratë zyrtare, zëdhënësi i Pallatit të Kensingtonit tha: “Përveç përkrahjes së Mbretëreshës, babait të tij, Princit të Uellsit, dhe vëllait të tij, Princit William, si njeriu më i mirë, Princi Harry gjithashtu është i prirur të përfshijë familjen e nënës së tij në martesën e tij.
“Të tre vëllezërit e motrat e Dianës, Princeshës së Uellsit do të jenë të pranishëm dhe Lady Jane Fellowes do të bëjë leximin e një fjalimi”.
Princi Harry dhe Markle ndjehen të nderuar që Lady Jane do të përfaqësojë familjen e saj dhe do të ndihmojë për të festuar kujtimin e Princeshës së ndjerë në ditën e dasmës.
Gjatë kësaj jave, William French, i cili ka punuar në Royal Yacht, tregoi në ITV show Story për mënyrën se si do të kujtohet nëna e Harryt në ditën e madhe.
Z.French tha: “Ai do të marrë një vështrim nga lartë, unë këtë mund ta garantoj. Ai do të shikojë lart dhe do të thotë, “Unë e bëra këtë nënë”, dhe ajo do të jetë kaq krenare … për të. Dhe kjo do të jetë ndër ngjarjet më interesante të dasmës”.
Gjithashtu është spekuluar se Meghan, në veshjen e saj do të ketë ‘diçka të huazuar’ nga Diana në ditën e saj të dasmës.
Unaza e ish-aktores, e cila besohet të vlejë deri në 200,000 dollarë, përmban tashmë dy diamante nga koleksioni i Dianës, së bashku me një gur nga Botsvana.
Komentatori mbretëror, Grant Harrold, tha për MailOnline: “Për Princin Harry, një nga njerëzit më të rëndësishëm dhe me ndikim në jetën e tij – nëna e tij – natyrisht nuk do të jetë atje për të marrë pjesë në ditën e tij të veçantë.
“Unë besoj se ata do të bëjnë çmos për ta mbajtur shpirtin e saj të gjallë, dhe për ta bërë këtë, Markle do të mbajë një pjesë të stolive personale të Princeshës Diana, të cilat ajo ua la djemve të saj pas vdekjes.
“Kjo do të ishte shumë prekëse, dhe një gjë shumë personale midis çiftit të ri, dhe do të lejojë simbolikisht nënën e tij të jetë pjesë e kësaj dite magjike”. /Telegrafi/