Brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2, banorët e kanë mbajtur një kurs të gjuhës shqipe.
Banorët të cilët u përfshinë në këtë lojë janë Buci, Edona dhe Domeniku, të cilët me radhë bëheshin mësuesi.
Gjatë kohës kur Buci ishte në këtë rol, pyeste Edonën për emra që fillonin me shkronjën K.
Edona fillon të përgjigjet duke i përmendur këta emra: Karkaleci, kukulla, kindergarten, e më pas ajo përmend emrin e saj të dikurshëm, Kujtim.
“Kujtimi” përgjigjet Edona me vetëbesim, e buzëqeshur dhe duke bërë me sy.
Ndërsa Buci i përgjigjet: “Kush, Kujtimi a? O Zot, çfarë emri i mirë. /Telegrafi/