Telegrafi

Kujtimi i bukur që trishton: Ermal Mamaqi viziton vendin ku kishte qëndruar me Dr. Florin para tetë vitesh

(Foto: Instagram/ermalmamaqiofficial)

Ermal Mamaqi ishte njëri prej miqve më të ngushtë të Dr.Florit, i cili u nda nga jeta në moshë të re. Aktori, këngëtari dhe prezantuesi e kujton mikun e tij sa herë që i jepet mundësia.

Kësaj radhe, ai e ka vizituar një lokacion ku kishte kaluar çaste me mikun e tij të ndjerë para tetë vitesh dhe ka bërë një fotografi i vetëm, duke e krahasuar me fotografinë e dikurshme.

“Ka dhe kujtime të bukura që na trishtojnë… Rrugës për Përmet, ndalova tek i njëjti vend. Asgjë nuk kishte ndryshuar. Si tetë vite më parë. E njëjta tavolinë, të njëjtat karrige. I paharruar Dr.Flori”, ka shkruar moderatori në përshkrim.

Producenti dhe këngëtari i njohur shqiptar, Florian Kondi, u nda nga jeta më 17 nëntor 2014, në moshën 35 vjeçare duke lënë pas vetes bashkëshorten dhe dy fëmijë.

Shkaktari i vdekjes ishte i paqartë, ndërsa besohet se vdiq nga mbidoza me drogë. Tash kur kanë kaluar afro pesë vite, mungesa e tij vazhdon të ndjehet te miqtë dhe familja. /Telegrafi/