Këngëtarja e njohur, Eda Zari, në profilin e saj në Facebook ka shkruar për kafenenë më të njohur dikur në Tiranë.
Fjala është Kafe “Kursaal”, që dikur bashkonte elitën e Tiranës.
“Kafe Kursal (Kursaal) Tirane. Gjyshja ime (Xhevrije Duka), ka qene frekuentuese e kesaj Kafeje famemadhe. Kursal ishte lokali më në zë në Tiranë ( ne 1938 deri ne 1941 administrohej nga Selman Begeja), ku mblidheshin artiste, intelektuale, zyrtarë të lartë, të huaj të ardhur nga vende të ndryshme etj. Per gjithe Tironcit e mi. Dashni” (sic.), ka shkruar Zari. /Telegrafi/