Tifozët mezi po presin finalen e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpoolit.
Kujtesa, si njëra nga platformat më të suksesshme televizive në Kosovë do të sjellë më 26 maj duke filluar nga ora 20:00, në qendër të Prishtinës, përkatësisht në amfiteatrin e sheshit ‘Zahir Pajaziti’ finalen e madhe të Ligë së Kampionëve.
Javën e kaluar është bërë e ditur nga menaxhmenti i kësaj kompanie që Kujtesa do ta ketë ekskluzivitetin e transmetimit të ndeshjeve futbollistike të Champions League edhe për 3 vitet e ardhshme.
Mes tjerash më 26 Maj, përveç derbit shumë të diskutuar, tifozët do të shërbehen edhe me pije dhe ushqim FALAS të ofruara nga Kujtesa.
Mos mungoni të shtunën e fundit të majit pasi një gjë është e sigurt, atmosfera do jetë e madhe. /Telegrafi/