Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot në ora 11 do ta ketë fjalimin e tij vjetor, përcjell Telegrafi Maqedoni nga Ako.mk.
Në dy vitet e fundit të krizës politike në Maqedoni, Ivanov mbajti detyrën si kryetar kandidati i OBRM-PDUKM-së, kryesisht kaloi në qetësi dhe heshtje. Vitet e mbetura në detyrë, ai kurrë nuk bëri një hap në atë që do të mbahet mend si kryetari i të gjithë qytetarëve, e ka mbështetur haptazi partinë që e nominoi dhe nga ana tjetër e ka kritikuar LSDM-në opozitare. Nuk mund të gjendet ndonjë procedurë e cila do të mbahet mend, ndërkaq nuk ka pasur fuqi, por as edhe autoritet që të veprojë bashkërisht në momentet e krizës politike.
2016 e kaloi pa ndonjë aktivitet të rëndësishëm. Ai është në mandatin e dytë, ndërkaq sipas Kushtetutës mandati i kryetarit zgjatë 5 vite. Ivanov duhet të jetë në pallatin presidencial në Vodno deri në vitin 2019.
Kujtojmë se më 12 prill, Ivanov i aboloi 56 zyrtarë të cilët kanë qenë nën hetime. /Telegrafi/