Telegrafi

I kujt është më i madh? Trudeau dhe Johnson krahasojnë aeroplanët – kryeministri britanik pranoi se fluturakja e tij është “modeste”

Edhe pse Samiti i G7-ës në Gjermani është një prej më të rëndëve për liderët e vendeve më të zhvilluara në botë, kryeministri kanadez dhe ai britanik nuk arritën të përmbahen që të krahasojnë madhësinë e aeroplanëve të tyre.

Justin Trudeau dhe Boris Johnson udhëtuan për në Gjermani për Samit, ku secili ishte në aeroplanin e tij dhe pavarësisht agjendës së ngjeshur, gjetën kohë për pak humor, transmeton Telegrafi.

Siç raportojnë mediat britanike, Johnson i tha Trudeau se e ka parë aeroplanin kanadez në pistë – ku Justin me dozë shakaje i është përgjigjur sesi Airbusi britanik është më i madh se i tij.

Por Johnson reagoi menjëherë, gjithashtu me dozë humori duke thënë se aeroplani i tij është “modest”.

Aeroplani i Johnson, A321 është 44.5 metra i gjatë dhe është më i shkurtër sesa ai i Trudeau, CC-150 Polaris që ka një gjatësi prej 46.6 metra.

Është interesant se edhe pse është më i vogël, aeroplani i Johnson mund të akomodojë më shumë pasagjerë – 224 kurse i Trudeau vetëm 194. /Telegrafi/