Telegrafi

Kujdestarja godet brutalisht foshnjën në kokë dhe bark, publikohet momenti rrëqethës (Video, +18)

Ky është një moment rrëqethës, kur kujdestarja rrah në mënyrën më brutale të mundshme një foshnje brenda një ashensori të një ndërtese në Kinë.

Kamerat e sigurisë të instaluara brenda ashensorit, shfaqin momentin kur nëna e foshnjës takohet me kujdestaren dhe ai dorëzon vajzën e saj të vogël, transmeton Telegrafi.

Dhe në momentin që mbyllen dyert e ashensorit dhe mbetet vetëm me foshnjën që nuk ndalej duke qarë, 42-vjeçarja fillon ta godasë me gjithë forcën me grushta në bark dhe kokë.

Sipas People Daily Online, videoja është shpërndarë në masë të madhe në Weibo, derisa policia kishte njoftuar se ka filluar hetimet lidhur me këtë ngjarje të tmerrshme sapo kishte parë pamjet.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 5 dhjetor në një ndërtesë në Zhengzhou në provincën kineze Henan, kurse kujdestarja Li shihet duke shikuar veten në pasqyrë derisa kënaqej duke goditur foshnjën pamëshirshëm.

Pas prindërit u ankuan për dhunë fizike të ushtruar ndaj bijës së saj, ata kanë arritur ta lokalizojnë vendin ku ishte strehuar Li e cila më pas u arrestua. /Telegrafi/