Një grua vietnameze është filmuar nga kamera duke goditur vazhdimisht foshnjën tetëjavëshe, vetëm pse ajo nuk ndalej duke qarë.
Nguyen Thi Han 51-vjeç, ishte punësuar si kujdestare në një familje në qytetin Phy Ly në pjesën veriore të Vietnamit, transmeton Telegrafi.
Kamerat e sigurisë të instaluara brenda dhomës së foshnjës nga prindërit e saj të brengosur, shfaqin momentin kur kujdestarja godet foshnjën në kokë, fytyrë, shpinë dhe në pjesë tjera të trupit.
Han fillimisht e kap për fyti foshnjën dhe më pas e shkund sikur të ishte kukull, ndërsa prindërit e saj nuk ishin në dijeni për këtë pasi ishin duke punuar.
Madje ajo në një moment e përplas për shtrati dhe e hedh në ajër, kurse foshnja e gjorë vazhdimisht qan.
Ajo ishte punësuar nga prindërit e vogëlushes dy muaj më parë, por kur vërejtën se fytyra e saj vazhdimisht ishte e kuqe dhe nuk po mund të flinte rehat, filluan të dyshuan në sjelljet e kujdestares dhe kështu instaluan kamerat brenda dhomës së saj.
Nëna e foshnjës Ngoc Phuong mbeti e shokuar kur pa pamjet dhe pa u menduar dy herë i telefonoi policisë që intervenuan duke arrestuar kujdestaren Han. /Telegrafi/