Me rënien e temperaturave në sezonën e dimrit, ftohjet gripoze dhe viruset janë më të shfaqura dhe fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj tyre.
Si pasojë, kollitja është simptoma më e shpeshtë dhe shqetësuese që i mundon fëmijët.
Kollitja është refleks i zakonshëm i organizmit për të pastruar fytin nga mukoza (sekreti) apo irritantët tjerë.
Shkaku më i zakonshëm i kollitjes është infeksioni i traktit respirator, të tilla si e ftohura ose gripi. Infeksionet e traktit respirator zakonisht shkaktohen nga viruset dhe mund të zgjasin nga disa ditë deri në një javë.
Kollitja mundet me qenë më e shprehur gjatë natës dhe është shumë e mundimshme sidomos për fëmijët.
Përveç përdorimit të çajrave apo lëngjeve të ndryshme, rekomandohet të përdoren suplemente apo shtesa dietetike të cilat parandalojnë dhe ndihmojnë në qetësimin, zbutjen apo ndaljen e kollës.
Një prej tyre është PICO BRONCTUSS JUNIOR, shurupi i cili është shtesë dietetike nga gjethet e dellit, mullaga e bardhë, mjalta e freskët akacie, rrush serezi dhe përbërës të tjerë bimor.
Rekomandohet në rastet e ftohjes, gripit dhe viruseve që shoqërohen me kollë të thatë apo kollë produktive (me sekret).
Përndryshe, ky produkt është prodhim italian dhe e gjeni në gjitha barnatoret e qytetit.