Telegrafi

Kujdes, po vjen Juventusi… (Video)

Ishte menduar se Lazio do të dalë arrë e fortë për Juventusin, por kështu nuk menduan lojtarët Bianconer.

Me të filluar takimi një pasim në zonë nga Dybala i menduar për Mandzukicin përfundon në këmbët e Gentilettit i cili realizon autogol për 1-0.

Takimi vazhdoi me dominim të Lazios, por në një mundësi jo shumë ideale u përgjigj në mënyrë maestrale Paulo Dybala, i cili nga distanca realizoi një eurogol për 2-0 (32′).

Në vazhdim Lazio provoi shumë dhe futi gjithë arsenalin sulmues në lojë, megjithatë, nuk ia doli të shënonte të paktën një gol, duke e konfirmuar edhe një herë mbrojtjen e Juventusit si prej më të mriave këtë sezon në Serie A.

Me këtë fitore Juventusi ka 27 pikë në vendin e pestë, barazohet me Romën që ka vendin e katërt dhe është katër pikë larg kreut të tabelës që e man Napoli. Të gjithë rivalët e Juves zhvillojnë ndeshjet e javës së 15-të në dy ditët në vijim. /Telegrafi/ 

Juventusi dyfishon epërsinë…0:2, Dybala

Posted by Telegrafi Sport on Friday, 4 December 2015

Juventusi në epërso 0:1 Autogol i Gentilettit

Posted by Telegrafi Sport on Friday, 4 December 2015