Enti Hidro-Meteorologjik i Maqedonisë (EHM) paralajmëron mot të ligë për sot dhe nesër, pasdite, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas paralajmërimeve, vendi do të përfshihet nga lagëshita dhe masa të ftohta ajrore nga veriu, që do të shkaktojë të reshura shiu, vetëtima, bubullima dhe erëra të fuqishme, që pritet të arrijnë deri 90 km/orë.
Pritet që edhe temperatura të bie 10°C më poshtë nga ditët paraparke.
EHM-ja nuk bën të ditur nëse moti i ligë do të përfshijë tërë vendin, apo disa rajone./Telegrafi/