Telegrafi

Kujdes nga West Hami, katër transferimet fantastike të ‘Çekanëve’ (Foto)

Deri më tani West Hami ka befasuar të gjithë me blerjet.

‘Hmmers’ kanë treguar se dëshirojnë të jenë protagonistë në sezonin e ri në Ligën Premier.

Së pari transferuan për Pablo Zabaletan si transferim i lirë nga Manchester City, ndërsa argjentinasi nënshkroi kontratë dy vjeçare.

Pastaj erdhi dhe Marko Arnautovic nga Stoke City për 24 milionë funte (26.7 milionë euro), duke thyer edhe rekordin e klubit.

Ndër afrimet më befasuese ishte huazimi i Joe Hart nga Manchester City, por qershia mbi tortë ishte Javier Hernandez.

Chicharito u transferua nga Bayer Leverkusen për 20 milionë funte (22.3 milionë euro).

Slaven Bilic deri më tani ka bërë një treg të transferimeve shumë të mirë dhe një vend në Ligën e Evropës do ishte shumë i mundur. /Telegrafi/