Site icon Telegrafi

Kujdes nga Big Mama! Shikoni si ka filluar të gjuajë me armë (Foto)

Këngëtarja Big Mama është një ndër personazhet më pozitive të televizionit, por mesa duket di të jetë edhe temperamente herë pas here.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi në Instagram Story ku shihet duke u stërvitur në një poligon, teksa tregon dëshirën e saj për të gjuajtur me armë.

Lexo po ashtu Big Mama nuk e ka fare problem, udhëton edhe me tren (Foto)

Big Mama ka publikuar gjithashtu një fotografi të armës me të cilën ka qenë duke ushtruar.

Mesa duket ajo është e interesuar të marrë patentën për armëmbajtje, që në rast rreziku të ndjehet më e sigurtë. /Telegrafi/

Exit mobile version