Shumica e infeksioneve që shfaqen tek fëmijët lidhen me viruset dhe në këta lloj rastesh përdorimi i antibiotikëve nuk është i nevojshëm.
Familjet fillojnë të përdorin antibiotikët sa herë që i sëmuren fëmijët. Por nuk duhet harruar se antibiotikët të cilët nuk merren në dozën dhe kohën e përcaktuar shkaktojnë më shumë dëm se dobi, transmeton Telegrafi.
Fëmijët të cilët shkojnë në shkollë sëmuren më shumë nga infeksionet e fytit dhe bajameve. Ndërsa mos kurimi i infeksionit të veshit mund të shkaktojë sinozit, krijimin e abcesit në bajame dhe infeksione në gjëndrat e qafës dhe limfatike.
Rreziku më i madh nga infeksioni i veshit, kur nuk kurohet, është mundësia e shfaqjes së reumatizmit së zemrës dhe një sëmundjeje të veshkave të quajtur ‘akut glomerulonefrit’. Për të mos infektuar fëmijët e tjerë, fëmijët e sëmurë nuk duhet të dërgohen në shkollë të paktën 24 orë pas fillimit të antibiotikëve.
Për të përcaktuar diagnozën e infeksioni të veshit të shfaqur me shenja si ftohje, dhimbje veshi dhe temperature duhet kontrolli i një specialisti.
Higjiena e duarve është rruga më e mirë për të parandaluar infeksionet e shkaktuara nga mikroorganizmat.
Vetëm përdorimi i sapunit apo higjiena e duarve pakëson dhe shkurton kohën e sëmundjes me 34% të infeksioneve të lëkurës, 55% të sëmundjeve të diarresë, 50% të pneumonisë. /Telegrafi/