Gjendja e ajrit në Prishtinë vazhdon të mbetet ende e pashëndetshme.
Në orën 12:00 ku gjendja e ajrit ishte regjistruat të jetë 219, ajo tashmë ka zbritur në 173, mirëpo ende vazhdon të mbetet në suazat e rrezikshmërisë, transmeton Telegrafi.
Kjo gjendje është regjistruar në orën 14:00 nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit në Ambasadën amerikane.
Kurse në orët e hershme të mëngjesit të sotëm qendra për matjen e cilësisë së ajrit nga Ambasada e SHBA-së ka njoftuar se gjendja e ajrit nuk ka qenë e mirë, bile ka kaluar në shkallë të rrezikshme./Telegrafi/