Në letër, plani duket në rregull.
Komisioni Evropian ka përcaktuar me Dekret që të gjitha modelet e reja të automjeteve (makina, furgona, kamionë, autobusë…) në tregun e BE-së nga 6 korriku 2022 duhet të kenë një sistem të integruar për rregullimin inteligjent të shpejtësisë (ISA), si dhe se nga data 7 korrik 2024, ky detyrim do të shtrihet për të gjitha automjetet e reja në shitje, pavarësisht nëse bëhet fjalë për një model që sapo del në treg apo është në ofertë prej vitesh.
Pra, në pak më shumë se dy vjet e gjysmë, çdo automjet i ri në sallon do të duhet të ketë një sistem të integruar që përdor një kamerë, navigacion dhe GPS për të njohur kufirin e përcaktuar të shpejtësisë në një rrugë të caktuar.
Sipas Komisionit Evropian, kjo teknologji duhet të arrijë tek drejtuesit e mjeteve që janë të prirur ndaj shpejtësisë, përndryshe përgjegjës për 30% të aksidenteve rrugore me fatalitet.
Megjithatë, praktika mund të tregojë lehtësisht se sistemi ISA nuk është ende aq efektiv në frenimin e “vrapuesve të rrugës”, siç mund të konkludohet në shikim të parë.
Megjithëse qëllimi i tij është të parandalojë shpejtësinë, synohet që shoferi të ketë kontroll të plotë mbi automjetin në çdo kohë.
Efektiviteti i sistemit ISA do të jetë edhe më i kufizuar në vendet më të varfra, ku flota e automjeteve është më e vjetër dhe po rimëkëmbet ngadalë. Do të duhet shumë kohë që ky sistem të jetë fare i pranishëm në një numër më të madh automjetesh, pasi nuk parashikohet detyrimi për vendosjen e tij në veturat e përdorura dhe shpesh teknikisht nuk është i mundur. /Telegrafi/