Kryeministri Zoran Zaev sot në konferencë për shtyp tha se nuk do të ketë mbyllje të vendkalimeve kufitare për shkak se është vërtetuar se sëmundja po shpërndahet nga bremda.
“Me mbylljen e objekteve hotelerike nuk ka kuptim për mbyllje të kufijve. Kjo do të thotë se nuk ka masë për mbylljen e vendkalimeve kufitare”, tha Zaev.
Sipas tij, edhe në vendet tjera ka kufizime dhe automatikisht zvogëlohet edhe ardhja në Maqedoni për shkak të masave në të gjitha shtetet.
Ndryshe, vitin e kaluar u mbyllën kufijtë për një periudhë të gjatë./Telegrafi/