AAK nuk do të jetë pjesë e hartimit të statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, thotë Blerim Kuçi, derisa sipas tij protesta e 14 majit është mundësi për të reflektuar Qeveria.
Sekretari organizativ i AAK-së, Blerim Kuçi, ka bërë me dije se kjo parti nuk do të kthehet në Kuvendin e Kosovës dhe nuk do të jetë pjesë e hartimit të statutit të Asociacionit për komunat me shumicë serbe.
Në një intervistë për ‘Epokën e Re’ ai ka thënë se aktorëve të njëjtë nuk duhet tu jepet shansi për ta rregulluar statutin e kësaj marrëveshje.
Kuçi ka vlerësuar se protesta e 14 majit është një mundësi për Qeverinë për të reflektuar dhe për ta çuar vendin në zgjedhje.
Blerim Kuçi ka konfirmuar se ka pasur takime në mes të zyrtarëve të AAK’së dhe PDK’së, por me praninë ndërkombëtare.
Sipas tij, qëllimi i këtyre takimeve ka qenë mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.