Site icon Telegrafi

Kuçi: Po humb kuptimi i tryezës së subjekteve politike

Sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi tha se tryeza e sotme e partive politike e organizuar nga lëvizja Vetëvendosje ngjason në konferencë për media.

Ai tha se në dy takimet paraprake kanë pasur konsensus për disa çështje, ndërsa me tryezën e sotme çështjet janë kthyer në pikën fillestare.

“Në tryezën e fundit jemi dakorduar për një grup punues/koordinues në nivel të grupeve parlamentare… Grupi koordinues ka pasur për obligim me diskutu për temat që kërkojnë konsensus nacional… Kemi kaluar disa faza e sot e kemi pru tryezën në pikën fillestare”, tha Kuçi, raporton Telegrafi.

Sipas tij, është e pakuptimtë mos me iu përmbajtur vendimeve që i marrin.

“Ne mund të vazhdojmë por po humb kuptimi i tryezave. Bash kjo temë e zëvendëson Kuvendin. Kjo tryezë i anashkalon ato dakordimet që kemi pasur në dy tryezat e mëparshme. Temat e zgjedhjeve nuk kërkon konsensus nacional, reforma zgjedhore po”, tha ai.

Exit mobile version