Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Blerim Kuçi, në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka theksuar se refuzimi i Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka pranuar që të debatoj në seancën e sotme, për arsye se shefi i Qeverisë, ishte ftuar në cilësinë e kandidatit për kryeministër.
Kuqi që njëherit është deputet i AAK-së, ka thënë se tashmë e kemi një plan qeverisës dhe për këtë gjë ka qenë i gatshëm që të debatojë.
“Deputetët nuk e kanë pasur të qartë për çka po flasin. Haradinaj erdhi në seancë dhe tha se ia kanë huqur, duke pyetur se në cilën cilësi e kanë ftuar”, ka shtuar Kuçi.
Sipas tij, dikujt po i pengon dinamika me të cilën punon Haradinaj, sepse nuk e kanë besuar që ai do ta marrë drejtimin e Qeverisë, dhe kjo po i pengon dikujt.
“Të gjitha këto pengesa kanë qëllim me e ndalë dinamikën e tij, për arsye se ai po shkëlqen në punë”, ka shtuar Kuçi. /Telegrafi/